Edhe Real Madridi me shumë lëndime para “El Clasico”-s

Futboll

Edhe Real Madridi me shumë lëndime para “El Clasico”-s

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 12:22
Pamje nga një ndeshje

Real Madridi ka probleme të shumta me lëndime para përballjes ndaj Barcelonës në “El Clasico”-n e kësaj fundjave në La Liga. Tibo Kurtua dhe Eder Militao kanë qenë jashtë për disa kohë dhe Karlo Ançeloti nuk mund të llogarisë për një kohë të gjatë.

Të lënduar janë edhe Arda Guler dhe Dani Sebaljos dhe pesë ditë para “El Clasico” u lëndua edhe mesfushori francez, Eduardo Kamavinga.

Mesfushori 20-vjeçar e ka nisur, por edhe e ka përfunduar para kohe stërvitjen e skuadrës në Portugali, ku Reali do të luajë sonte në orën 21:00 kundër Bragës ndeshjen e Grupit C të Ligës së Kampionëve.

Sipas mediave spanjolle, Kamavinga është shoqëruar në dhomën e zhveshjes nga dy anëtarë të ekipit mjekësor. Ai po ankohej në një lëndim në këmbën e djathtë.

Stërvitjen para kohe e përfundoi edhe Aurelien Tçouameni, por në rastin e tij nuk ka panik për një dëmtim të rëndë.

Mbetet në pikëpyetje se kë do të përdorë trajneri i skuadrës nëse rezulton se dëmtimi i Kamavinga është i tillë që do të duhet të pushojë për pak kohë, por mesfushorët janë mjaftueshëm për rotacionin si për Bragën ashtu edhe për ndeshjen ndaj Barcelonës.vMes tyre është edhe Luka Modric, për të cilin gazeta “AS” thotë se duhet të jetë titullar kundër Bragës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat