Silva kërkon fitore ndaj Sociedadi: Kualifikimi është në durat tona

Futboll

Silva kërkon fitore ndaj Sociedadi: Kualifikimi është në durat tona

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 12:37
Silva

Benfica sonte do të përballet me Real Sociedadin, në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Mbrojtësi i skuadrës portugeze, Antonio Silva, ka thënë se skuadra e tij në duel me Sociedadin, kërkon fitore pas dy humbjeve në ndeshjet e para.

“Pa dyshim, pas humbjeve në dy ndeshjet e para, ne duam fitoren. Kalimi në fazën tjetër është në duart tona dhe këtë do të përpiqemi ta bëjmë”, ka thënë Silva.

Ai thotë se gjithnjë do të jep më të mirën për Benfican.  

“Jam i çmendur që të luajë për Benfican dhe gjithmonë do të jap gjithçka nga vetja.

Ne duhet të jemi shumë të fortë në lojën tonë kolektive.

Ata kanë një sulm dinamik dhe ne duhet të japim maksimumin”, ka theksuar mbrojtësi portugez.

Benfica ende nuk ka marrë asnjë pikë në Grupin D, grup ky që kryesohet nga Sociedad dhe Inter me nga katër pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat