Klauzolë 180 milionë euro

Futboll

Klauzolë 180 milionë euro

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 13:21
Lautaro Martinez

Lautaro Martinez me shiritin në krahë është gjithmonë e më shumë një simbol i Interit dhe klubi nuk dëshiron të privohet nga ai.

Objektivi ngelet sigurisht ai i rinovimit të kontratës që skadon në 2026-ën, si një mesazh jo vetëm për sulmuesin, por edhe për klubet e tjera që mund të provojnë t’i afrohen.

Sigurimi i tij me një rinovim deri në vitin 2028 dhe një rritje page prej 6 milionëve aktualë në 7-7.5 milionë euro, është qëllimi i përbashkët.

Të gjithë shpresojnë që deri në fund të sezonit akordi të gjendet e bashkë me të edhe një klauzolë për lirimin. Asnjë cent më pak se 180 milionë euro, është plani i Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat