Enrique: Milani është një ekip i madh

Futboll

Enrique: Milani është një ekip i madh

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 14:51
Enrique

Cilin lojtar të Milanit do ta dëshironit te PSG-ja? Kjo është një nga pyetjet që trajneri i PSG-së, Luis Enrique, iu përgjigj në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër kuqezinjve në Champions League:

“Asnjë, sepse ata janë lojtarë të Milanit dhe jo PSG. Do të përballemi me një ekip të madh, nuk është rastësi që ky është grupi i vdekjes”.

Një gjykim edhe për kundërshtarin: “Milani përdor skemën 4-3-3, di të luajë me dhe pa top, i bën mirë të dyja fazat, por ndonjëherë ndryshon.

Një nga gjërat që dimë është se kuqezinjtë mund të ndryshojnë gjithmonë.

Ne do të përpiqemi të sulmojmë në të njëjtën mënyrë dhe ndoshta të përshtatemi me ndryshimet e kundërshtarit”.

Mbi filozofinë e lojës së PSG-së: “Ne jemi gjithmonë ekip sulmues, gjithmonë duam të kemi topin.

Është një mesazh që lojtarët tashmë e dinë. Duhet të sulmojmë gjithmonë më shumë se kundërshtari, por duhet të dimë edhe të mbrohemi.

Është e rëndësishme të dimë si ta përdorim presingun, kjo është arsyeja pse jam këtu dhe lojtarët e kuptuan.

Jam optimist për atë që shoh dhe ndjej, kur shikoj lojtarët e mi të stërviten, si jetojnë. Ne gjithmonë duhet të përmirësohemi, jam optimist”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat