Mehmeti merr drejtimin e Dinamo City

Futboll

Mehmeti merr drejtimin e Dinamo City

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 15:29
Dritan Mehmeti

Ndodhi pikërisht ajo që pritej.

Dinamo zgjodhi Dritan Mehmetin për stolin, dhe kjo vetëm dy ditë pasi Luixhi Di Biaxho dha dorëheqjen.

Trajneri 43-vjeçar do të bëjë një rikthim tek blutë, pasi drejtoi ekipin sezonin e kaluar në Kategorinë e Parë, dhe prezantimi do të bëhet këtë të mërkurë në orën 10:00 në kompleksin në Arbanë.

Di Biaxho u largua në vazhdë të humbjes ndaj Teutës në Elbasan, ndërsa ekipi është në vendin e fundit në renditjen e Superligës me 7 pikë pas 9 javësh, pra pas fundit të fazës së parë.

Presidenti Bardhi deklaroi se klubi e kishte njeriun e duhur brenda tij, ndërsa nënkuptohej që Mehmeti ishte favoriti.

Ai ishte në drejtimin e Dinamos që u ringjit në elitë vetëm një vit pasi u rrëzua sërish.

Po ashtu, ai ka punuar si trajner i Partizanit në sezonin 2021-2022, i zëvendësuar nga italiani Kolela.

Karriera e Dritan Mehmetit është e lidhur me dy klubet e kryeqytetit, sidomos me Dinamon ku ka qenë edhe në vitet 2012 e 2013-2015, por gjithashtu ka punuar me Korabin e Peshkopisë para 7 sezoneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat