Juventusi në kërkim të një mesfushori

Futboll

Juventusi në kërkim të një mesfushori

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 15:45
Kefren Turam

Mund të jetë Kefren Turam goditje e Juventusit në mesfushë, por vetëm për sezonin e ardhshëm.

Siç raporton uebsajti “Calciomercato", mesfushori i datëlindjes 2001 është gati që të bëjë hapin e madh, i shtyrë edhe nga babai Lilian.

Ky i fundit, pasi dërgoi dhe besoi se zgjedhja e duhur për Markus Turamin ishte Interi, siç ka rezultuar deri tani, duket se është gati që të drejtojë djalin tjetër të talentuar në skuadrën në të cilën edhe ai vetë ka lënë një gjurmë shumë të fortë, te Juventusi.

Kefren është një ndër mesfushorët më të kërkuar, por ideja e të atit Lilian është që ta mbyllë këtë sezon pa shpërqendrime te Nica në Francë dhe vetëm verën e ardhshme të mund të bëjë lëvizjen e duhur, për të cilën mendohet se nevojiten 40 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat