Tifozët e Interit paralajmërojnë Lukakun

Futboll

Tifozët e Interit paralajmërojnë Lukakun

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 15:53
Tifozët

Tifozët e Inter nuk e falin Romelu Lukakun për tradhtinë që i bëri gjatë verës, duke mos zgjedhur rikthimin tek zikaltërit.

Në këtë fundjavë, Roma do të luajë në San Siro ndaj Inter dhe tifozët zikaltër në një deklaratë të fundit theksojnë se Lukaku do të marrë pritjen që meriton.

“U kthye dhe i dhuruam besim sepse besuam shumë në fjalët e tij, por përfundoi duke gabuar sërish. Pas finales së Champions foli fjalë të bukura, na siguroi se duhej të qëndronim të qetë sepse do të rikthehej sërish e që do fitonim sërish.

Por, iku nga Milano si një hajdut pa iu përgjigjur edhe shokëve të skuadrës. Lautaro dhe mbi të gjitha Dimarcos që janë si vëllezër dhe që ka kaluar shumë kohë me ta, ndoshta edhe më shumë se me familjen e tij”, shkruajnë në reagimin e tyre në rrjetet sociale tifozët e Inter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat