Mourinho suspendohet për ndeshjen ndaj Interit

Futboll

Mourinho suspendohet për ndeshjen ndaj Interit

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 18:18
Mourinho

Jose Mourinho edhe zyrtarisht është suspenduar për një ndeshje në Serie A dhe kjo do të thotë se ai nuk do të jetë në stol në ndeshjen ndaj ish-klubit të tij Interit të dielën.

Trajneri portugez u përjashtua në minutat e fundit të fitores së Romës me rezultat 1-0 ndaj Monzas të dielën pasi ai festoi një gol të Stephan El Shaarawy dhe u tall me trajnerin mysafir dhe lojtarët e tij, duke bërë një mimikë kinse po qante.

Gjykata Sportive në Itali ka konfirmuar se Mourinho do të suspendohet për një ndeshje, që do të thotë se ai do të humbasë ndeshjen ndaj Interit.

Nunon Santos, njëri nga asistentët e Mourinhos ishte përjashtuar gjithashtu në atë ndeshje andaj edhe ai do të mungojë.

Roma ishte dënuar gjithashtu me një gjobë prej 10.000 mijë eurosh pasi që fëmijët që përkujdesen për hedhjen e topave u treguan të ngadaltë pas golit të shënuar nga El Shaarawy.

Roma do të luajë në Ligën e Evropës të enjten, por Mourinho është duke u përballur me një dënim edhe aty pasi që sezonin e kaluar ishte suspenduar për katër ndeshje pas finales ndaj Sevillas, aty ku “Giallorossët” humbën në penallti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat