PSG e Milan duan tri pikët

Futboll

PSG e Milan duan tri pikët

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 18:59
Mbappe e Leao

Si për Milanin ashtu edhe për PSG-në ndeshja e së mërkurës është vërtet shumë e rëndësishme dhe ndoshta vendimtare për të ditur të ardhmen e tyre në Ligën e Kampioneve.

Skuadra e Piolit është ende në kërkim të suksesit të parë në këtë Ligë kampionesh.

Kuqezinjtë kanë arritur deri më tani dy barazime, me 2 pikë janë në vendin e tretë të renditjes: anglezët komandojnë me 4 pikë, pas tyre është PSG me 3, por i freskët nga humbja e rëndë 1-4 pësuar nga Newcastle.

Një humbje që inkurajon Milanin.

Por pavarësisht kolapsit në Angli, PSG-ja ende konsiderohet shumë favorite pas Neëcastle. Milani po vuan mungesën e golit e humbja ndaj Juventusit nxorri në pah vështirësinë e skuadrës kuqezi për të shënuar. Vetëm 16 gola të shënuar në 11 ndeshje. Golashënuesi më i mirë Giroud, me 4 gola (3 prej të cilëve penallti) nuk ka shënuar prej 54 ditësh.

Dhe mesfushorët duhet të punojnë më shumë për të shënuar. Vetëm një gol Loftus Shik, të tjerët, Reijnders mbi të gjithë, por edhe Musah, Pobega, Adli dhe Krunic nuk kanë shënuar. Në Paris, Milanit i duhen me pajtetër 3 pikët. Maignan dhe Theo Hernandez kthehen. Ndërsa Loftus Cheek, Cukueze dhe Sportielo do të mungojnë. Por edhe PSG do vijë me 4 mungesa në përballjen me Milanin.

Për skuadrën e trajnerit Luis Enrique, nuk janë të gatshëm, Keylor Navas, Asensio, Kimpembe dhe Nuno Mendes. Parizienët duan pikët për të kaluar grupin. Të gjithë sytë i kanë te Mbappé dhe ish-lojtari i kuqezinjve, Donnarumma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat