Barcelona kërkon fitore

Futboll

Barcelona kërkon fitore

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 19:01
Barcelona

Barcelona  do të presë Shahtjorin nesër në Grupin H duke ditur që fitorja do t’i rriste shumë shanset për të kaluar më tej, gjë që nuk ka ndodhur në dy sezonet e fundit. Bilanci i nëntë ndeshjeve të fundit në shtëpi në këtë kompeticion nuk është frymëzues, me 3 fitore, 2 barazime e 4 humbje, por përballë skuadrave ukrainase Barcelona ka fituar 8 nga 11 ndeshjet brenda. Shahtjor e nisi me humbje përballë Portos, por fitoi ndeshjen e radhës me Antverp, 3-2.

Kampionët e Belgjikës presin Porton pas dy humbjeve radhazi dhe vetëm një fitore do t’i mbante ngjallë shpresat për të ecur më tej.

Një detyrë mjaft e vështirë përballë portugezëve, që humbën terren ndeshjen e kaluar në shtëpi, me Barcelonën. Përballë Shahtjorit, Porto arriti fitoren e tretë radhazi në tranfertë në ndeshjen e grupeve dhe njëra prej tyre ka qenë pikërisht në Belgjikë, sezonin e kaluar, kur mundi Bryzhin 4-0.

Antverp nuk po kalon momente të mira as në kampionatin belg dhe ka vetëm një fitore në shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet. Në secilën prej tre ndeshjeve të fundit të Antverpit kanë shënuar të dyja skuadrat dhe ka pasur saktësisht 5 gola. Në takimin e kaluar në Champions, goli i parë u shënua nga Arbnor Muja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat