Golashënuesi më i mirë në Europë ka klauzolë vetëm 20 milionë euro

Futboll

Golashënuesi më i mirë në Europë ka klauzolë vetëm 20 milionë euro

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 19:42
Guirassy në veprim

Sulmuesin më të mirë në Europë për momentin mund ta transferosh për vetëm 20 milionë euro.

Po flasim për Serhou Guirassy, ​​i cili ka shënuar 15 gola këtë sezon dhe ka një klauzolë largimi nga Stuttgart për 20 milionë euro.

Një shifër shumë e ulët për një sulmues që shënon nga çdo pozicion.

Me të djathtën, majtën, kokë, një qendërsulmues i plotë që po përjeton momentin e tij më të mirë.

14 gola në Bundesligë në tetë ndeshje, ai është golashënuesi më i mirë në pesë kampionatet evropiane deri më tani, përpara Lautaro Martinez i cili aktualisht ka ngecur në 11.

Më pas janë Kylian Mbappe, Erling Haaland dhe Jude Bellingham. Sulmuesi ka kontratë deri në vitin 2026 dhe vështirë se mund të largohet nga bardhekuqtë që në janar..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat