Kundër Alegrit

Futboll

Kundër Alegrit

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 21:39
Ueah

Timoti ia doli që të rikthejë një mbiemër legjendar në fushën e lojës të një Milan-Juventus.

Por nëse 23 vite më parë ishte hera e fundit që mbiemri Ueah vraponte në fushë me bluzën e Milanit, të dielën vijat ishin bardhezi, sepse Timoti përfaqëson Juventusin dhe çfarë është më e bukura siç e ka pranuar vetë Zhorzh, ai e bëri historinë me “djallin”, por ndërkohë ishte një tifoz i zjarrtë i “zonjës së vjetër”.

“Çfarë emocioni i madh ajo fitore me Milanin.

Fola me babain menjëherë pas ndeshjes dhe ai ishte po aq i emocionuar sa unë, sepse ky duel është shumë i ndierë edhe për atë.

Ai ka luajtur me Milanin, por bëri tifozllëk për Juventusin, me të cilin është tifoz përjetë, bëri tifozllëk edhe për mua dhe ishte i lumtur.

Personalisht edhe unë kam nisur që të ndihem krenar që jam pjesë e kësaj skuadre madhështore dhe që fatmirësisht përjetuam të gjithë një natë të bukur, pas një ndeshjeje tepër të vështirë.

Një Ueah pas 23 vitesh në fushë? ‘San Siro’ është një stadium i mrekullueshëm, por nëse babai im bëri historinë me bluzën e Milanit, unë dua që tani e në vazhdim ta bëj atë me Juventusin. Për ne ishte një fitore me shumë rëndësi, sepse na shton vetëbesim dhe na jep mundësinë që të shohim me më shumë optimizëm përpara.

Na jep mundësinë që të besojmë në forcat tona, pasi jemi një skuadër me shumë të rinj në përbërje dhe këto sfida janë ato që na duhen edhe për t’u përmirësuar çdo ndeshje që kalon.

Në të njëjtën kohë këto tri pikë do të jenë një shtysë shumë e rëndësishme për të punuar edhe më fortë në vazhdim, sepse jemi Juventusi dhe të gjithë e dimë se ku e ka vendin kjo skuadër.

Në të njëjtën kohë jemi një familje e madhe, e cila luftoi e bashkuar për të arritur tek objektivi i përbashkët, edhe pse ne të tillë do t’i shkojmë deri në fund këtij sezoni.

Alegri nuk e përmende titullin?

Trajneri ka mendimin e tij, ndërsa unë di të them se do të luftojmë deri në fund, siç e kërkon edhe motoja jonë, pasi të gjithë besojmë te titulli kampion”, deklaroi mesfushori anësor amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat