Torres: I jam mirënjohës Xavit

Futboll

Torres: I jam mirënjohës Xavit

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 22:28
Barcelona

Këtë sezon, Ferran Torres i janë ngarkuar më shumë përgjegjësi në skuadrën e Barcelonës dhe në fakt sulmuesi ka qenë i gatshëm sa herë trajneri Xavi Hernandez ka pasur nevojë.

Në 11 ndeshje të këtij sezoni mes La Ligas dhe Champions League, spanjolli ia ka dalë të gjejë rrugën e rrjetës në katër raste.

Së fundmi, 23-vjeçari shprehet se është gati të marrë edhe më shumë përgjegjësi duke marrë parasysh numrin e lartë të lojtarëve të dëmtuar në organikën e katalanasve.

“Skuadra është duke u përballur me dëmtimin e shumë lojtarëve dhe sigurisht që unë ndjehem gati për të marrë më shumë përgjegjësi dhe për të bërë një tjetër hap në karrierën time. Ndjehem me shumë besim dhe gati për atë që do të vijë.

Trajneri Xavi më ka dhënë gjithnjë besimin e duhur, më ka këshilluar shumë dhe më ka aktivizuar gjithnjë në momentin e duhur. I jam shumë mirënjohës sepse ishte ai që i dha miratimin klubit për të më transferuar”, u shpreh Torres.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat