Tifozët e Interit kërcënojnë hapur Lukakun

Futboll

Tifozët e Interit kërcënojnë hapur Lukakun

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 11:26
Lukaku

Pas përjashtimit me karton të kuq nga Chiffi në ndeshjen kundër Atalantës, një vit më parë, tashmë është Ayroldi, ai që ka vendosur mungesën e Mourinhos në stolin e stadiumit ku fitoi tripletën historike me zikaltrit.

“Special One” nuk do të kthehet për të dytin vit radhazi në stolat e stadiumit të ish-tifozëve të tij, por do ta shikojë Inter-Roma nga tribuna. 

Meqë jemi duke folur për Interin, dje tifozët zikaltër konfirmuan protestën e tyre kundër Lukakut, si dhe mikpritjen për “Special One”:

“Ai iku nga Milano si hajdut, pa iu përgjigjur shokëve të skuadrës. Lukaku do të ketë mirëseardhjen që e meriton, ndryshe nga Mourinho, i cili edhe pas 13 vitesh do të marrë përshëndetjen e përzemërt të tifozëve zikaltër.

Në jetë, ju korrni atë që mbillni”.

Protesta për “Big Rom” është gati, rreth 50 mijë fishkëllima do tentojnë të destabilizojnë performancën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat