Duka pritet nga kryeparlamentari Glauk Konjufca

Futboll

Duka pritet nga kryeparlamentari Glauk Konjufca

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 11:38
Duka e Konjufca

Presidenti i Federatës Shqiptare të futbollit, Armand Duka është pritur sot nga kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Kreu i futbollit shqiptar e ka falënderuar Konjufcën për mikpritjen, ndërkohë që i ka bërë ftesë për t’u parë edhe në Shqipëri.

Konjufca nga ana e tij e ka uruar Dukën për pozitën e re, atë të zëvendës-presidentit të UEFA-s, e cila iu besua pak javë më parë.

Duka ia bëri vizitën e parë vendit tonë pasi e mori pozitën e re, ndërsa ka premtuar se do ta ndihmojë futbollin e Kosovës në zhvillimin e tij, në bazë të mundësive dhe kompetencave që i ka në shtëpinë e futbollit evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat