Ronaldinho elozhe për portugezin

Futboll

Ronaldinho elozhe për portugezin

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 11:47
Leao

Rafael Leao këtë sezon ka marrë më shumë përgjegjësi te Milan teksa edhe klubi pasi i rinovoi kontratën, i dhuroi fanellën me numrin 10.

Një numër që sipas legjendës Ronaldinho, portugezi e meriton plotësisht me brazilianin që thekson se Leao e gëzon kur luan futboll.

Ndër të tjera në një intervistë të fundit, Ronaldinho shprehet se Leao mund të jetë vendimtar në ndeshje ashtu sikurse është Kylian Mbappe.

“Leao është personi i duhur për të veshur fanellën me numër 10 te Milani.

Është një lojtar që më gëzon shumë kur e shoh të luajë dhe mendoj se kështu ndjehen edhe ata që e shijojnë futbollin.

Loja e Leaos është e bazuar te kënaqësia, ai mund të bëjë diferencën në çdo moment.

Mbappe? Ai është një tjetër kampion që mund të vendosë ndeshje, ashtu siç theksova për Leaon. Këta janë futbollistë që tërheqin njerëz në stadium, janë lojtarë që mbushin impiante apo që i bëjnë njerëzit të qëndrojnë të “ngulur” para ekraneve”, u shpreh Ronaldinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat