Milani gjen zëvendësuesin e Teos

Futboll

Milani gjen zëvendësuesin e Teos

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 13:48
Valentin Barkosë

“Tuttosport” raportoi se risitë në tregun e transferimeve për Milanin vijnë nga Argjentina.

Kuqezinjtë në fakt kanë vënë syrin te Valentin Barkosë.

I lindur në vitin 2004, mbrojtës i majtë i Boka Juniorsit, ka tërhequr vëmendjen e skautëve të klubit milanez.

Në kërkim, siç dihet, për një zëvendës të Teo Hernandezit (ka negociata në vazhdim, në këtë drejtim, për Huan Mirandën e Betisit). Barko, megjithatë, prej disa kohësh ka qenë gjithashtu në fokusin e Mançester Sitit të Pep Guardiolës.

Prandaj, nëse “Djalli” është vërtet i interesuar për numrin 19 të “Xeneizes”-ve, do të duhet të përshpejtojë ritmin për një djalosh interesant i cili që tani vlen 10 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat