Ronaldo: Unë jam ndryshe nga të tjerët!

Futboll

Ronaldo: Unë jam ndryshe nga të tjerët!

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 15:46
Ronaldo

Kur Cristiano Ronaldo është në formë, është e vështirë që ta ndalësh. Ylli portugez së fundmi ka shkëlqyer në Ligë e Kampionëve të Azisë duke shënuar një dopietë në suksesin ndaj Al Duhail. Në fundin e ndeshjes, ai dha një deklaratë për mediat.

“Nuk më interesojnë rekordet. Ajo që mendoj është të shijojmë momentin, skuadra jonë po bëhet gjithnjë e më e mirë.

Trajneri dhe ekipi teknik na kanë ndihmuar shumë për ta vendosur skuadrën e Al Nassr në krye. Argëtim.

Mendoj se kjo është fjala kyçe për atë që kam bërë.

Cristiano nuk është si gjithë të tjerët.

Unë jam ndryshe nga të tjerët, kjo është arsyeja pse vazhdoj të luaj dhe të bëj gjëra të mira. Forma e mirë dhe golat kanë ardhur në sajë të ndihmës nga shokët e skuadrës”, deklaroi Ronaldo.

CR7 ka shënuar 24 gola dhe ka dhënë 7 asistë në vetëm 22 ndeshje me Al Nasssr dhe Kombëtaren portugeze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat