Onana: Unë thjesht po bëj punën time

Futboll

Onana: Unë thjesht po bëj punën time

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 16:02
Manchester United

Manchester United mori një fitore tepër të rëndësishme mbrëmjen e djeshme ndaj Copenhagen me shifrat 1-0.

Ky triumf vjen falë portierit kamerunas, Andre Onana. Pas shumë kritikave dhe ofendimeve, Onana arriti të tregojë dje aftësitë e tij të vërteta, duke pritur penalltinë në gjuajtjen e fundit të ndeshjes dhe kështu shpallet “hero” nga tifozët.

Pas përfundimit të ndeshjes, Onana ka folur për “TNT Sports”.

“Unë thjesht po bëj punën që më takon, punën time. Jam i lumtur për fitoren, bëmë një lojë të mirë dhe një gol të madh nga Harry Maguire.

Ne jemi Manchester United. Ne jemi klubi i madh, lojtarë të mëdhenj. Është vetëm çështje kohe, tani duhet të vazhdojmë kështu. Nuk kam dyshim se do t’ia dalim”, tha Onana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat