Sulmuesi i Milanit dëmtohet gjatë nxehjes

Futboll

Sulmuesi i Milanit dëmtohet gjatë nxehjes

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 23:22
Luka Joviq

Mbrëmje krejt për t’u harruar për Milanin në “Parc des Princes”, ku u mposht thellë 3-0. Gjithçka shkoi keq për “Djallin”, që mundi t’i shfrytëzonte të gjitha armët kundër parizienëve.

Luka Joviq, i pa përfshirë në formacionin startues nga Stefano Pioli, u lëndua gjatë nxehjes, siç raportohet nga Alessandro Alciato në Prime Video.

Ish-lojtari i Fiorentinës u detyrua të kthehej në pankinë, pasi u dëmtuar kur po bënte nxehjen në anë të fushës .

Lajm i keq për Piolin, i cili në fakt e gjeti veten të detyruar të hiqte dorë nga një zëvendësim i mundshëm sulmues për minutat e fundit të ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat