Lajme të mira për Vllazninë

Futboll

Lajme të mira për Vllazninë

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 12:20
Bruno Gomes

Pas gati një muaj larg fushës së blertë, sulmuesi brazilian Bruno Gomes i është rikthyer stërvitjes dhe ditën e djeshme është trajnuar së bashku me pjesën tjetër të lojtarëve në dispozicion të stafit teknik.

Kujtojmë që qendërsulmuesi erdhi me bujë në verë te Vllaznia, por ka qenë i pafat, sepse vetëm pas pak ditësh nga mbërritja pësoi një dëmtim.

Ai luajti vetëm disa minuta në një miqësore gjatë verës dhe më pas pësoi një tërheqje muskulore, duke u detyruar të ndalet sërish në infermieri.

Tashmë duket se sulmuesi është në fazën e fundit të rikuperimit, por kthimi nuk duket edhe aq pranë. Ai pritet të jetë i gatshëm vetëm muajin e ardhshëm, pas ndeshjeve të Kombëtareve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat