Verstappen 50 fitore në F1: Jam ende një fillestar krahasuar me shifrat e Hamilton

Futboll

Verstappen 50 fitore në F1: Jam ende një fillestar krahasuar me shifrat e Hamilton

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 13:53
Verstappen

Me 3 titujt kampionë bote për pilotë dhe 50 fitore në Formula 1, piloti holandez Max Verstappen është një nga më të mirët e historisë së këtij sporti.

Pavarësisht kësaj, piloti holandez mendon se ai është ende një fillestar krahasuar me Lewis Hamilton e Michael Schumacher.

Ata kanë secili nga 7 tituj kampionë bote në Formula 1, me Hamilton që mban rekordin e 103 fitoreve, ndjekur nga Schumacher me 91 fitore. Verstappen është një fitore larg Alain Prost dhe 3 fitore larg Sebastian Vettel, por që të dy mund t’i kalojë që këtë sezon.

“50 fitore në karrierë? Natyrisht që është një arritje e madhe për mua, por janë ende shifra për një fillestar kur i krahason me Lewis Hamilton. Gjithsesi, jam i kënaqur për sa kam arritur deri më tani e natyrisht krenar.

Unë do të provoj të fitoj sërish, sa më shumë gara”, tha Verstappen,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat