Prishtina pritet ta zyrtarizojë trajnerin Egbo

Futboll

Prishtina pritet ta zyrtarizojë trajnerin Egbo

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 14:02
Egbo

FC Prishtina mund ta zyrtarizojë shumë shpejt trajnerin e ri pasi i ndau rrugët me Debatik Currin.

Emmanuel Egbo pritet t’i drejtojë Bardhekaltrit në vazhdim të sezonit në Superligën tonë të futbollit.

Madje, në bazë të informacioneve të fundit, ish-trajneri i Tiranës tashmë ka mbërri në kryeqytetin kosovar dhe atij i është bërë gati kontrata.

Krahas Shqipërisë, 50 vjeçari ka punuar edhe në Arabinë Saudite në ekipin Ohod Al-Medina.

Prishtinasit nuk kanë fituar në shtatë ndeshjet e fundit dhe synojnë të këndellen në krye me trajnerin nigerian.

Ata aktualisht gjenden në vendin e katërt me 13 pikë, 10 më pak se lideri Ballkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat