“Topi i Artë”, nuk ka dyshime Chiellini: E meriton ky futbollist

Futboll

“Topi i Artë”, nuk ka dyshime Chiellini: E meriton ky futbollist

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 14:52
Chiellini

Është pothuajse koha që të jepet “Topi i Artë” për vitin 2023, me Leo Messin si favorit absolut.

Do të ishte titulli i tetë për kampionin argjentinas, duke kurorëzuar një karrierë të jashtëzakonshme, e cila kulmoi fundvitin e kaluar me fitimin e Botërorit të Katarit.

Mbrojtësi i fundit italian që u përball me Messin ishte Giorgio Chiellini. Ish-lojtari i Juventusit, që aktualisht luan për Los Angeles FC, foli kështu për “Pulce”: “Jam përballur me të disa javë më parë në një ndeshje ku luajtëm një pjesë të parë të shkëlqyer.

Ne e meritonim të fitonim, por humbëm 3-1. Messi është i veçantë, së bashku me Cristiano Ronaldon kanë bërë historinë e futbollit gjatë 20 viteve të fundit. Me të drejtë hyjnë në elitën e sportit. Leo ka cilësi të shkëlqyer teknike, shpejtësi në top dhe mendim të jashtëzakonshëm ekzekutimi.

Ju mund ta ndaloni skuadrën, por jo Messin, mund ta neutralizoni atë vetëm duke e mbajtur skuadrën nën kontroll. Megjithatë, nëse përpiqeni ta ndaloni atë një kundër një, gjithmonë dilni të mposhtur. Transferimi i tij në SHBA? Messi ka bërë një zgjedhje të rëndësishme, sidomos për familjen e tij.

E pashë shumë të lumtur dhe meriton të shijojë një futboll dhe stil jete ndryshe. Këtë vit e kam vlerësuar shumë, mund ta shihja tek ai lumturinë që kisha edhe unë në periudhën e parë kur kalova në MLS, lumturi që ekziston edhe sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat