Kërkon falje pas përplasjes me trajnerin gjerman në Champions

Futboll

Kërkon falje pas përplasjes me trajnerin gjerman në Champions

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 16:47
Fofana

I huazuari i Chelseat, David Fofana ka kërkuar falje pas përplasjes me trajnerin e tij te skuadra gjermane. Fofana, i huazuar tek Union Berlin, u shfaq i i tërbuar pas zëvendësimit në minutën e 70-të në ndeshjen e Championsit nga napolit, takim i cili u fitua nga italianët me shifrat 1-0.

Në momentin e zëvendësimit, pas daljes nga fusha, Fofana nuk pranoi t’i jepte dorën trajnerit Urs Fisher.

Më pas u shfaqën pamje që tregonin sulmuesin duke qarë. Megjithatë, Fofana i kërkoi menjëherë falje trajnerit Fisher, shokëve të skuadrës, si dhe tifozëve në faqen e tij zyrtare në “Instagram”.

“Pas sjelljes sime gjatë daljes nga fusha, doja t’i kërkoja falje klubit, trajnerit, shokëve të ekipit dhe tifozëve.

Ky gjest nuk ishte i menduar dhe në asnjë mënyrë nuk përfaqëson qëndrimin tim. E gjithë kjo u krijua si rezultat i zhgënjimit, sepse doja të vazhdoja të ndihmoja ekipin për të marrë një rezultat pozitiv.

Ne do të vazhdojmë të punojmë dhe të rikthehemi edhe më të fortë në kampionat dhe në këtë kompeticion të madh”. Ky ishte postimi i Fofanën në “Instagram”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat