Raphinha gati për “El Clasicon”, Lewandowski dhe De Jong janë në “ajër”

Futboll

Raphinha gati për “El Clasicon”, Lewandowski dhe De Jong janë në “ajër”

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 17:27
Pamje nga një ndeshje

Barcelona ka probleme të shumta me dëmtimet në prag të El Clasicos kundër Real Madridit që do të luhet këtë të shtunë.

Pedri Jules Kounde dhe Sergi Roberto janë 3 lojtarë që me siguri do të mungojnë në këtë super ndeshje.

Raphinha është lojtari që duket se ka më shumë shanse për të qenë gati, madje pritet të hidhet në fushë që nga minuta e parë. Për Robert Lewandowski dhe Frenkie de Jong mbetet gjithçka e hapur për shanset që mund të kenë për rikuperimin.

Të dy zhvilluan vetëm një pjesë të stërvitjes me grupin tjetër të lojtarëve gjatë ditës së sotme.

Të premten do të ketë zhvillime më të rëndësishme, por me shumë mundësi do të jenë në listë për këtë ndeshje. Joao Felix nga ana tjetër është rikuperuar nga goditja në ije dhe do të jetë plotësisht i gatshëm për trajnerin Xavi për “El Clasico.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat