Fusha i jep gjallëri fshatit Pleshinë, Mustafa: Sa më shumë terrene sportive aq më mirë   

Futboll

Fusha i jep gjallëri fshatit Pleshinë, Mustafa: Sa më shumë terrene sportive aq më mirë   

Nga: K.G. Më: 26 tetor 2023 Në ora: 19:08
Fusha në Pleshinë

Sa më shumë fusha që ndërrohen aq më mirë është për secilin mjedis në Republikën e Kosovës.

Fusha që u ndërtua në Pleshinë të Ferizajt, i ka dhënë gjallëri fshatit.

Kryetari i fshatit Pleshinë, Sabedin Mustafa, tha se kjo fushë i ka dhënë kuptim fshatit

Image

“Me ndërtimin e fushës së futbollit, jo vetëm që i ka dhënë kuptim fshatit në aspektin sportiv, por edhe rinia luajnë e argëtohen aty, duke u larguar edhe nga rrugët. 

Image

Sabedin Mustafa

I jam mirënjohës komunës së Ferizajt me kryetar Agim Aliun, për investimin që kanë bërë në këtë fshat duke ndërtuar një fushë që u ka munguar shumë. Sa më shumë terrene sportive aq më mirë”, tha Mustafa për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat