Aguero “luan” derbin e Mançesterit: Ja çfarë pres

Futboll

Aguero “luan” derbin e Mançesterit: Ja çfarë pres

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 20:00
Aguero

Sergio Aguero ka bërë parashikimin e tij për ndeshjen Manchester United – Man City në Premier League, që do të luhet të dielën, më 29 tetor.

Dy gjigantët anglezë janë planifikuar të përballen në Old Trafford në atë që do të jetë derbi i parë i Mançesterit për sezonin 2023/24.

Përballja vjen në një kohë kur United po kërkon të rikthehet në rrugën e duhur pas një fillimi zhgënjyes të sezonit.

Djemtë e Erik ten Hag kanë regjistruar katër humbje në nëntë ndeshjet e para të sezonit.

Megjithatë, Djajtë e Kuq janë dukur se kanë ndryshuar marsh në ditët e fundit, pasi kanë fituar ndeshjet e radhës në Premier kundër Burnley dhe Sheffield United.

City, ndërkohë, ka qenë mbresëlënës deri më tani, duke fituar shtatë nga nëntë ndeshjet e para të sezonit dhe ndodhet në vendin e dytë në renditje me 21 pikë.

Ndërsa City është favorit për të fituar derbin e Mançesterit këtë të diel, sipas Manchester Evening News, Aguero ka parashikuar një përballje të vështirë në Teatrin e Ëndrrave.

Sipas sulmuesit legjendar, forma do të luajë një rol vendimtar në përcaktimin e fituesit të ndeshjes.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë. Forma do të ketë rëndësi me siguri, por City do të ketë një paraqitje të mirë. Unë nuk mendoj se United ka qenë ndonjëherë i dobët.

“Ata kanë pasur gjithmonë lojtarë të mrekullueshëm dhe gjithmonë e kanë treguar atë aftësi për të rikuperuar nga periudhat e këqija dhe për t’u rikthyer në garë”, tha ai për Stake.

“Derbit janë ndeshje speciale, gjithmonë. Janë eksperienca mjaft intensive”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat