​Liverpool-Toulouse, formacionet zyrtare

Futboll

​Liverpool-Toulouse, formacionet zyrtare

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 20:05
Ilustrim

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi "Anfield Road" do të jetë nikoqir i ndeshjes mes Liverpoolit dhe skuadrës së Toulouse.

Ndeshja i takon xhiros së tretë të fazës së grupeve të Ligës së Evropës.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në këtë garë, Liverpooli e mposhti 2:0 Royale Union SG, kurse Toulouse fitoi 1:0 ndaj Lask.

Momentalisht, Liverpooli kryeson Grupin E me gjashtë pikë, krahas Toulouse që renditet e dyta me katër pikë.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në vitin 2007, ku asokohe Liverpooli e mposhti Toulouse 4:0.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Liverpoolin nuk do të paraqiten Thiago, Bajcetic dhe Robertson, kurse te Toulouse mungon Zanden.

Tanimë formacionet zyrtare janë publikuar:

Liverpool (4-3-3): Kelleher; Alexander-Arnold, Gomez, Matip, Chambers; Endo, Gravenberch, Jones; Jota, Nunez, Elliott

Toulouse (5-3-2): Restes; Suazo, Diarra, Nicolaisen, Costa, Desler; Casseres, Sierro, Schmidt; Dallinga, Donnum

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat