27 gola në shtatë ndeshjet e para në grupe

Futboll

27 gola në shtatë ndeshjet e para në grupe

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 20:48
Foto ilustrim

Në orën 18:45 u zhvilluan shtatë ndeshjet e para në grupet e Ligës së Konferencës, ndeshje të vlefshme për raundin e tretë.

Këto takime kanë dhuruar bollëk golash, ku nuk kanë munguar edhe përmbysjet. Aston Vila ka rezultuar një kockë e fortë për holandezët e Alkmarit. Dy skuadrat belge, Gent dhe Klub Bryzh kanë dominuar ndaj kundërshtarëve respektivë duke mos e vënë në dyshim fitoren për asnjë moment.

Vazhdon paraqitja pozitive “hirushes” së këtij sezoni në kompeticonet europiane, Klaksvik. Skuadra nga Ishujt Faroe e ka pasur si detyrë shtëpie fitoren ndaj sllovenëve të Olimpja Lubjanës. Fenerbahçe ka fituar në shtëpi ndaj bullgarëve të Ludogorets. Lila ka fituar me përmbysje ndaj sllovakëve të Slovan Bratislavës.

REZULTATET

AZ Alkmar – Aston Vila 1-4

Sadiq  65’/ Beili 13’, Tilemans 23’, Uatkins 51′, MkGin 56′

Ballkani – Astana 1-2

Kuç 8’ / Hovhanisjan 7’, Kuat 24’

Fenerbahçe – Ludogorets 3-1

Batshuaj 42′, Zajc 52′ , 90+4’/ Bekao 65′ (aut)

Gent –Breidablik 5-0

Gandelman 10’, Kujpers, 15’ 20’, Tisoudali 43′, Orban 69′ /

Klaksvik – O.Lubjana 3-0

Joensen 30′,  Kletskard 44′, Andreasen 54′

Lilë – Slovan Bratislava 2-1

Jazici 68′,  Kabela 82’/  Cavriç 23′

Lugano –  Klub Bryzh 1-3

Vladi 74′ / Balanta 15’, Skov Olsen 50′, Vanaken 88′

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat