FC Prishtina 01 barazon ndaj Kauno Zalgiris

Futboll

FC Prishtina 01 barazon ndaj Kauno Zalgiris

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 21:01
FC Prishtina 01

FC Prishtina 01 ka barazuar me Kauno Zalgiris me rezultat 0-0 në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Mian Raund të Ligës së Kampionëve në futsall.

Prishtinasit luajtën një ndeshje shumë të mirë dhe kishin shumë raste, por që fati nuk ishte me ta në momentet vendimtare.

Tani FC Prishtina 01 do ta kërkojë kualifikimin për Elite Raund në ndeshjen e 28 tetorit kundër AEL-it qipriot.

Në anën tjetëtr Kaunas ballafaqohet me finlandezët e Kampuksen Dynamos.

Nëse Prishtina 01 dhe Kauno Zalgiris kanë pikë të njëjta pas tri ndeshjeve në Grupin 7, kualifikohet skuadra me goldallim më të mirë.

Prishtina aktualisht ka goldallim më të dobët për një gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat