Kuç dhe Kryeziu “qajnë” mundësitë e shpërdoruara: Ballkani ka kualitet për t’u kualifikuar!

Futboll

Kuç dhe Kryeziu “qajnë” mundësitë e shpërdoruara: Ballkani ka kualitet për t’u kualifikuar!

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 22:06
Kuç dhe Kryeziu

Ballkani u mposht në Fadil Vokrri ndaj Astanës me shifrat 1-2, një ndeshje e vlefshme për Grupin C të Conference League.

Pas ndeshjes, kapiteni Edvin Kuçfu u shpreh se kundërshtari i goditi në dy mundësitë e para që krijoi ndërsa theksoi se Ballkani ka kualitetin për të kaluar grupin.

“E kemi ditur që përpara se nuk na priste një ndeshje e lehtë, e dinim se Astana ishte e detyruar të sulmonte pas humbjeve me Dinamo Zagreb dhe Plzen. Provuam të dominonim nga minuta e parë, të kishim lojën nën kontroll, por pësuam dy gola me dy mundësitë e para që ata krijuan.

Pas 1-0 kemi reaguar, por pësuam sërish nga goditja standarte.

Provuam deri në fund të barazonim dhe të kthenim rezultatin, por nuk na eci. Kemi pasur edhe shumë ndeshje, shumë ngarkesa, por nuk është alibi. Besoj se kemi kualitet për të kaluar grupin”, u shpreh Kuc.

Ndërkohë, pas ndeshjes foli edhe Almir Kryeziu, i cili theksoi se Ballkani u penalizua nga fakti që nuk mundi të konkretizonte rastet.

“Mendoj që bëmë një ndeshje të mirë, krijuam shumë raste, por në futboll ndonjëherë duhet të kesh edhe fat. Bëmë një lojë të mirë, por edhe Astana ishte një kundërshtar i fortë. Kishim rastet tona, por nuk i shfrytëzuam dhe humbëm ndeshjen”, u shpreh Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat