Muçi rrëzohet në zonë dhe pretendon për penallti, arbitri e ndëshkon me karton të verdhë

Futboll

Muçi rrëzohet në zonë dhe pretendon për penallti, arbitri e ndëshkon me karton të verdhë

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 22:47
Pamje nga ndeshja

Zrinjski-Legia, të dyja skuadrat numërojnë nga një fitore dhe nga një humbje, ndërsa kërkojnë triumfin e radhës për të qenë fuqishëm në garë.

Në minutën e 33’, Muçi kroson nga vija fundore pas një goditje dënimi dhe e afron topin në zonë, me Jakovljevic që bën autogol dhe i jep barazimin Legias.

Muçi tenton të kalojë mbrojtjen e Zrinjskit, por në përballjen me një nga mbrojtësit kundërshtar rrëzohet dhe pretendon për penallti, por arbitri e ndëshkon sulmuesin shqiptar me karton të verdhë për stimulim.

Në minutën e 63′ Kramer gjen rrugën drejt rrjetës dhe kalon Legian në avantazh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat