Ballkani ka ende shpresë për t’u kualifikuar

Futboll

Ballkani ka ende shpresë për t’u kualifikuar

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 00:57
Foto ilustrim

Kampioni i Kosovës në futboll Ballkani, ka ende shpresë për t’u kualifikuar në fazën tjetër të UEFA Conference League, edhe pas humbjes kundër Astanas me rezultat 1:2 në Fadil Vokrri.

Golin e vetëm për suharekasit e shënoi kapiteni Edvin Kuç.

Në ndeshjen tjetër të Grupi C, Victoria Plzen ka shënuar fitore 1:0 në udhëtim ndaj Dinamo Zagrebit.

Pas ndeshjeve të javës së tretë, Plzen e kryeson tabelën me nëntë pikë, ndërsa Ballkani dhe Dinamo Zagreb dhe Astana kanë nga tre pikë.

Kampioni i Kosovës ka ende mundësi shumë të mira të dal e dyta në grup, dhe të kaloj në fazën e eliminimit direkt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat