Arabia Saudite e dëshiron De Bruynen

Futboll

Arabia Saudite e dëshiron De Bruynen

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 10:44
Kevin De Bruyne

Zyrtarët e Arabisë Saudite kanë folur për yllin e Man City, Kevin De Bruyne për një lëvizje të mundshme në Lindjen e Mesme në vitin 2024, kanë thënë burimet për Football Insider.

31-vjeçari besohet të jetë një objektiv serioz për zyrtarët e Pro Ligës Saudite pasi ata përpiqen të rrisin profilin e operacionit të tyre të ri të futbollit në mbarë botën.

Kjo bombë vjen me De Bruyne të përjashtuar aktualisht me një dëmtim të rëndë, me reprezentuesin belg që nuk pritet të kthehet deri në vitin e ri.

Pesë herë fituesi i Premierligës aktualisht i skadon kontrata në qershor 2025.

De Bruyne bëri 49 paraqitje gjithsej sezonin e kaluar, duke shënuar 10 gola dhe 31 asistime në një sezon fantastik pasi City fitoi tripletën e titujve.

Reprezentuesi belg aktualisht fiton një  pagë të raportuar  prej mbi 450 mijë euro në javë, por mund të arrijë një marrëveshje edhe më fitimprurëse në Arabinë Saudite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat