Bach: Shpresoj të shikoj Mesin në fushë

Futboll

Bach: Shpresoj të shikoj Mesin në fushë

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 10:49
Bach

“Argjentina do të kishte më shumë shanse për të fituar medaljen e artë, do të ishte fantastike për futbollin dhe për Olimpiadën”.

Thomas Bach thërret Lionel Messin. Presidenti i IOC rrëfeu dëshirën e tij për të parë kampionin argjentinas në Lojërat Olimpike Paris 2024.

"Ai mund të shkruajë historinë edhe një herë. Për Lionel Messin do të ishte mundësi që të shkruante historinë edhe një herë. Ai mund të jetë lojtari i vetëm në histori që do të ketë dy medalje të arta dhe një Kupë Bote”, shpjegoi ai në prag të një ndeshja në Argjentinë.

“Nuk dua të ndërhyj në vendimet e trajnerit, por do të ishte një mundësi e shkëlqyer për Messin, nëse do të luante, Argjentina do të kishte më shumë shanse për të fituar medaljen e artë, do të ishte fantastike për futbollin dhe për Olimpiadën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat