Presidenti i Atletikos: Do të heq qafe sistemin VAR

Futboll

Presidenti i Atletikos: Do të heq qafe sistemin VAR

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 11:00
Foto ilustrim

Teknologjia në futboll ka qenë një temë e nxehtë gjatë viteve të fundit, me fokusin kryesor në sistemin e Video Asistent Referee (VAR) që është përdorur në të gjithë futbollin e nivelit të lartë për disa kohë si dhe në La Liga që nga viti 2018.

Nuk ka dyshim se çështja e VAR është shumë polarizuese. Disa janë në favor të tij, të tjerët janë të vendosur kundër, dhe një nga këta të fundit është edhe presidenti i Atletiko Madridit, Enrike Çerezo, njofton Football-Espana.

Duke folur në Gala të Fondacionit Jose Ramón de la Morena, Cerezo i bëri shumë të qarta pikëpamjet e tij për VAR.

“Unë thashë që në fillim se është rrëmujë. Tani ka tre probleme: arbitri, VAR, VOR, VIR. Sigurisht, do të hiqja qafe VAR-in” – deklaroi ai.

Vërejtjet e Çerezo vijnë pasi më shumë teknologji do të shtohet në futbollin spanjoll, që është sistemi gjysmë automatik jashtë loje, i cili është përdorur në Kupën e Botës dhe Ligën e Kampionëve gjatë 12 muajve të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat