Kukësi pret në shtëpi Vllazninë, Erzeni sfidon Laçin

Futboll

Kukësi pret në shtëpi Vllazninë, Erzeni sfidon Laçin

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 11:20
Foto ilustrim

Kategoria Superiore do të startojë sot fazën e dytë të kampionatit, me katër skuadra që do të zbresin në fushë për të kërkuar pikët.

Kukësi pret në shtëpi Vllazninë në orën 14:00, me verilindorët që do të kërkojnë të ruajnë vazhdimësinë e rezultateve në mënyrë që të largohen nga zona e ftohtë e renditjes. Nga ana tjetër, shkodranët duan tre pikët në mënyrë që të jetë në garë për një vend në katërshen finale.

Në orën 17:00, Erzeni pret në Rrogozhinë skuadrën e Laçit.

Shijakasit kanë pasur ulje-ngritje këtë sezon dhe një fitore përballë bardhezinjve do të ishte ajo që do t’i mbante moralin lart. Nga ana tjetër, kurbinasit duan të lënë pas disfatën me Kukësin javën e kaluar dhe të rikthehen menjëherë te tre pikët.

Ndeshjet e ditës:

KUKËSI – VLLAZNIA 14:00 “KUKËS ARENA”

ERZENI – LAÇI 17:00 “ARENA EGNATIA”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat