Juventusi dhe Federico Chiesa, rinovimi kalon përmes një shqiptari

Futboll

Juventusi dhe Federico Chiesa, rinovimi kalon përmes një shqiptari

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 11:24
Federico Chiesa në veprim

“Gazzetta dello Sport” jep detaje të tjera për takimin e zhvilluar në Milano mes drejtuesve të Juventusit dhe Fali Ramadanit, agjentit shqiptar të sulmuesit Federico Chiesa..

Futbollisti i lindur në vitin 1997 ka një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025 dhe përmes agjentit të tij e ka siguruar Juventusin se nuk dëshiron të largohet si lojtar i lirë.

Në të njëjtën kohë, Federico Chiesanuk dëshiron as të nënshkruajë një kontratë afatgjatë dhe kjo është arsyeja pse palët po studiojnë javët e fundit një rinovim afatmesëm deri më 30 qershor 2026. Lojtari i kombëtares italiane fiton 5 milionë euro neto në sezon, plus bonuse.

“Qëllimi i tij është që të mbajë të njëjtën pagë edhe për një vit.

Nuk jemi në fazën përfundimtare të negociatave, do të nevojiten takime të mëtejshme për të nënshkruar zgjatjen e bashkëpunimit, por drejtuesit e Juventusit tregojnë optimizëm të kujdesshëm për arritjen e një marrëveshjeje,” ka deklaruar agjenti shqiptarë për median italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat