Kush ka më tepër gjasa ta fitojë Serie A?

Futboll

Kush ka më tepër gjasa ta fitojë Serie A?

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 11:27
Gianfranco Zola

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Gianfranco Zola ka folur për betejën e titullit në Serie A dhe skuadrat që mund të jenë pjesë e saj. 

Duke u ndalur te përballja Leao dhe Kvaratskhelia në stadiumin “Maradona”:

“Ata padyshim do t’i prishin ekuilibrat me shpërthimet e tyre. Janë të vetmit të aftë në të dyja skuadrat për ta ndryshuar rrjedhën e ndeshjes. Unë i shoh shumë të ngjashëm, me ndryshimin që Rafa është më i mirë në fushë të hapur, ndërsa gjeorgjiani di të veprojë edhe në zonat e ngushta.

Një sulm me të dy në përbërje do të ishte ëndërr”.

A është ende Napoli-Milan një duel për titullin?

Absolutisht po, unë i përfshij në mesin e katër kandidatëve të mëdhenj, së bashku me Interin dhe Juven, ndërsa Roma dhe Lazio janë një hap pas.

Po sikur të duhej të zgjidhje një favorit mbi të gjithë?

Interi, sepse ka një skuadër më të thellë dhe plot cilësi në çdo repart. Zikaltrit janë në formë të shkëlqyer, kanë shprehur konsistencë të mirë prej muajsh. Megjithatë, prej vitesh kanë qenë favoritë në fillim të sezonit. Fundi shpesh ka rezultuar në diçka tjetër…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat