Ancelotti me formacionin më të fortë kundër Barçës

Futboll

Ancelotti me formacionin më të fortë kundër Barçës

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 11:28
Ancelotti

Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti thuhet se ka ndarë mendjen rreth formacionit titullarë në ndeshjen “El Clasico” ndaj Barcelonës. Real Madridi udhëton drejt Barcelonës për “El Clasicon” e parë të sezonit, e cila do të zhvillohet të shtunën në orën 16:15.

“Mbretërit” po kalojnë një sezon më se të jashtëzakonshëm, me vetëm një dështim – humbjen në derbi kundër Atletiko Madridit.

Megjithatë, “El Clasico” pritet të jetë një test i madh për ekipin e Ancelottit dhe rrugën që ata mund ta trasojnë këtë sezon.

Sipas gazetës “Marca”, Ançelotti ka zgjedhur tashmë të besuarit e tij për formacionin “anti-Barcelona”, ku do të vazhdoj me skemën diamant “4-4-2”. Eduardo Kamavinga do të jetë i sakrifikuari i trajnerit italian, pasi nuk do të paraqitet as në mesfushë dhe as në krahun e majtë të mbrojtjes.

Real Madridi do të shfaqet në “Montjuic” me një 11-she me Ferland Mendi në krahun e majtë, ndërsa Dani Karvahall, Antonio Rudiger dhe David Alaba do të jenë pjesë tjetër e mbrojtjes para portierit Kepa Arrizabalaga.

Në mesfushë, Ançelotti pritet të startoj me Toni Kroos, Aurelien Tçouameni, Federiko Valverde dhe Xhud Bellingam. Dyshja braziliane, Vinisius Xhunior dhe Rodrigo Goes do të përbejnë sulmin e “Los Blankos” në “El Clasico".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat