Në presion

Futboll

Në presion

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 11:35
Jose Mourinho

Jose Mourinho mbyll çështjen e Slavia Praga dhe përgatitet për ndeshjen e madhe ndaj Interit, duke i bërë presion Simone Inzaghit. “Për të dielën, për fat të keq, do të përballen dy skuadra të ndryshme, – shpjegoi “Special One”.

–  Zikaltrit kanë dy ekipe dhe i pushuan lojtarët. Luajtën të martën, por sigurisht që kanë shumë karburant dhe intensitet. Ne kemi shumë vështirësi, doja të bëja rotacion, por duke parë nga stoli shihja vetëm të rinjtë”.

Për Lukakun, të dielën pritet një mjedis armiqësor për të thënë më të paktën: “Ai duhet të pushojë, sepse luajti një ndeshje të mrekullueshme kundër një super skuadre si Slavia Praga. E rëndësishme është të jeni në maksimumin tuaj.

Kur Cristante mendoi se ishte lënduar në fund, unë u dëshpërova. Jam i sigurt se kur Inzaghi sheh një lojtar t’i lëndohet, nuk e konsideron dramë. Për mua është kështu, sepse nuk kam me kë ta zëvendësoj, për Simone duket luks”.

Performancë e shkëlqyer e El Shaarawy: “Ai luan kudo, është një lojtar shumë i dobishëm për ne. Është i rëndësishëm në një skuadër me shumë probleme dhe kufizime për shkak të dëmtimeve. Tani duhet të pushojë pak. Mund t’ju duket habi e madhe, por është luks për një lojtar të Romës që të mund të pushojë pak”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat