Shkualifikikohet 

Futboll

Shkualifikikohet 

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 12:00
Youcef Atal

Futbollisti algjerian Youcef Atal, që luan me Nisë në kampionatin francez, është skualifikuar me 7 ndeshje.

Ky vendim erdhi pas komenteteve të tij në rrjetet sociale, me një mesazh kundër Izraelit.

Gjykata sportive e cilësoi si të papërshtatshëm komentin, ndaj dhe e pezulloi me 7 ndeshje futbollistin 27-vjeçar.

Nga ana e tij, klubi i Nisë deklaroi se nuk do ta apelojë këtë vendim.

Vetë klubi francez mori më herët vendimin për ta pezulluar pa afat lojtarin, për komentet e tij pro sulmeve të Hamas në Izrael. Kontrata e Atal skadon në fund të këtij sezoni, por duke parë situatën ai pritet të lërë Nisë që në janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat