Kosova kërkon rezultate pozitive në Ligën e Kombeve

Futboll

Kosova kërkon rezultate pozitive në Ligën e Kombeve

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 12:08
Anneli Karin Andersen

Futbollistet e Kosovës të premten përballen me Maqedoninë e Veriut në kuadër të Grupit 5 të ligës C të Ligës së Kombeve.

Kjo ndeshje zhvillohet në Shkup dhe nis në orën 13:00. Për Kosovën, kjo do të jetë ndeshja e dytë në Ligën e Kombeve pas barazimit pa gola në udhëtim te Bullgaria muajin e shkuar.

Kosova është grumbulluar në fillim të kësaj jave, pasi këtë muaj do t’i luajë dy ndeshje në kuadër të kësaj gare.

Më 31 tetor, në Prishtinë, do të përballet sërish me Maqedoninë e Veriut, që zë vendin e fundit në tabelë pa pikë.

Bullgaria i prin grupit me 4 pikë dhe një ndeshje më shumë të luajtur se Kosova e Maqedonia e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat