Juventusi reflekton dy rikthime

Futboll

Juventusi reflekton dy rikthime

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 13:05
Juventusi

Juventusi reflekton dy rikthime!

Pasi një ditë më parë Duglas Kosta u shpreh i hapur për një rikthim te Juventusi, duket se diçka të tillë mund ta bëjë edhe Federiko Bernardeski. Konfirmimi i rikthimit të mundshëm vjen nga takimi i menaxherit të lojtarit me Xhuntolin, i cili mesa duket ka diskutuar jashtë Kontinasa për transferimin.

Përshpejtim total dhe konfirmime sepse mesfushori e njeh mjedisin e Juventusit dhe mund të jetë një pjesë e rëndësishme për të kompletuar linjën e mesfushës së bardhezinjve.

Duhen më shumë se dy muaj deri në merkaton e janarit, por krerët e “zonjës” e kanë marrë seriozisht në konsideratë rikthimin e dy lojtarëve që me talentin e përvojën e tyre mund të thonë ende diçka në Serinë A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat