​Dy yjet e Arsenalit mungojnë sërish për disa javë

Futboll

​Dy yjet e Arsenalit mungojnë sërish për disa javë

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 15:45
Gabriel Jesus

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka konfirmuar shkallën e lëndimit të Gabriel Jesus dhe Thomas Parteyt.

Arteta ka thënë se Jesus dhe Partey do të mungojnë për disa javë sërish, si pasojë e lëndimeve në muskul.

“Për Gabriel Jesus, skanimet tregojnë që ka një lëndim në muskul dhe ne do ta humbasim atë për disa javë sërish, por nuk mund të tregojë për sa gjatë pasi që ai na befason neve gjithmonë”, tha Arteta.

“Thomas Partey pësoi një lëndim në muskul të martën dhe ne presim që ai të jetë jashtë fushave për disa javë”, shtoi Arteta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat