Po vjen derbi i madh Barcelona - Real, Xavi: Dua të garoj, ta luaj, ta shijoj

Futboll

Po vjen derbi i madh Barcelona - Real, Xavi: Dua të garoj, ta luaj, ta shijoj

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 15:55
Xavi

Xavi para Real Madridit: Mendojmë me zemër, luajmë me kokë. Nuk ka favoritë në “El Clasico”

Këtë të premte, pas seancës në “Ciudad Deportiva”, Xavi Hernandez shqyrtoi situatën aktuale të Barcelonës, në prag të “El Clasico” së nesërme (16.15) në Montjuïc.

Trajneri blaugrana ka ngushëlluar veten me angazhimin e lojtarëve.

Edhe ata që vuajnë nga dëmtimet duan të shtyjnë për të mos e humbur ndeshjen kundër Real Madridit.

“Përfaqëson shumë. Është një klasik, të gjithë lojtarët në mbarë botën duan ta luajnë.

Vijmë mirë, për sa i përket lojës dhe ndjesive, pas dy fitoreve.

Kjo përbën nxitje për moralin dhe besimin. Kjo ndeshje është jetike për objektivi i fitimit të titullit.

Duam ta shohim veten në krye të renditjes, të gjithë duan të luajnë.

Jam i kënaqur me angazhimin e të gjithëve”, tha Xavi. 

T.El Clasico”? “Dua të garoj, ta luaj, ta shijoj…, është një ndeshje shumë e rëndësishme.

Nuk do të vendosë asgjë, por neve na pëlqen t’i luajmë ndeshje të tilla. Ancelotti? Nuk do të krijoj polemika. Kemi luajtur shumë mirë në dy ndeshjet e fundit.

Duhet t’i kontrollojmë emocionet tona”, tha Xavi,.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat