Kukësi mposht Vllazninë edhe me një lojtar më pak

Futboll

Kukësi mposht Vllazninë edhe me një lojtar më pak

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 16:01
Pamje nga ndeshja

Kukësi koleksionoi fitoren e dytë radhazi në Superiore teksa mposhti në shtëpi me shifrat 1-0, Vllazninë.

Ndeshja në fakt u komplikua shumë për verilindorët pasi në fundin e fraksionit të parë, Reçi u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Çeshmedijev.

Arbitri Florjan Lata e ndëshkoi fillimisht me karton të verdhë Reçin, por pas ndërhyrjes së VAR ndryshoi ngjyrën e kartonit duke lënë vendasit me një lojtar më pak. Në pjesën e dytë munguan rastet e pastra, teksa Kukësi befasoi në të 84-tën kur Fejzaj harkoi saktë në zonë dhe aty Rashiti goditi me kokë duke mposhtur portierin Qarri.

Deri në fund rezultati nuk ndryshoi me skuadrën e drejtuar nga trajneri Stavri Nica që e mbrojti me fanatizëm fitoren. Pas këtij triumfi, Kukësi ngjitet në kuotën e 13 pikëve në vend të katërt ndërsa nga ana tjetër, Vllaznia mbetet në vendin e gjashtë me 12 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat