Hiqen vijëzimet e shumta, Shtimja e ndërron barin e fushës 

Futboll

Hiqen vijëzimet e shumta, Shtimja e ndërron barin e fushës 

Nga: K.G.. Më: 27 tetor 2023 Në ora: 16:32
Shtimja e ndërron barin e fushës 

Në stadiumin e futbollit në Shtime kanë filluar punimet.

Lajm i mirë për Vjosën dhe komunitetin e këtij qytetit me rrethinë, hiqen vijëzimet e shumta dhe fusha gradualisht do të rregullohet ashtu siç i ka hije.

”Duke falënderuar Federatën e Futbollit të Kosovës dhe Komunën e Shtimes, sot filluan punimet në ndërrimin e barit në stadiumin e qytetit të Shtimes.

Image

Punimet planifikohen të zgjasin afërsisht 6 javë dhe me këtë investim po plotësohet një kërkesë shumë e nevojshme për klubin tonë KF Vjosa.

Ndërsa për ndeshjet si vendas do të njoftoheni me kohë se ku do ti zhvillojmë.

Bashkë është e mundur”, njofton Vjosa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat