Neuer rikthehet pas më shumë se 10 muajve, pritet të startojë nesër për Bayernin

Futboll

Neuer rikthehet pas më shumë se 10 muajve, pritet të startojë nesër për Bayernin

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 19:35
Manuel Neuer

Manuel Neuer pritet që të startojë për Bayern Munich të shtunën, pas më shumë se 10 muaj mungesë shkaku i thyerjes së këmbës.

Thomas Tuchel konfirmoi lajmin përpara ndeshjes kundër Darmstadt duke thënë: “Përderisa asgjë nuk ndodh në stërvitje, ai do të luajë nesër. Ai është i emocionuar, ne të gjithë jemi të emocionuar”.

Do të bëhen 350 ditë që kur Neuer u paraqit për herë të fundit për “Bavarezët”.

“Unë mund ta ndjej emocionin dhe klasin e tij. Ai po e shijon atë tani dhe mund të jetë krenar për veten. Rikthimi i tij është shumë mbresëlënës. Jam i bindur se ai do të kthehet shpejt në top formë”, shtoi Tuchel.

Sven Ulreich ka zëvendësuar Neuer në javët e fundit pas largimit të Yann Sommer në Inter.

Rikthimi i 37-vjeçarit të thotë gjithashtu se Daniel Peretz do të bëhet portieri i tretë i Bayernit dhe sipas “Bild”, përfaqësuesi i tij do të zhvillojë bisedime me klubin për të diskutuar opsionin tjetër më të mirë për portierin 23-vjeçar.

Peretz mund të largohet në formë huazimi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat